Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë brenda mjetit 39-vjeçari në Fier

Gjendet i pajetë brenda mjetit 39-vjeçari në Fier

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij tip “Volkswgen”.

Policia bën me dije se dyshohet që viktima të jetë vetëvrarë me armë zjarri, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë.

Viktima është banues në Tiranë.

“Rreth orës 11:20, në një automjet tip "Volkswagen", të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarje”, njofton policia.

Të fundit