Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë i moshuari në Gramsh

Gjendet i pajetë i moshuari në Gramsh
Foto ilustruese

Një i moshuar është gjetur i pajetë në fshatin Pishaj në shtratin e lumit Devoll.

Sipas njoftimit të policisë, 75-vjeçari Q.Z., dyshohet se është mbytur në lumë, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dy ditë më parë djali i tij bëri kallëzim në polici për zhdukjen e babait.

Gramsh/ Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytur në lumë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit