Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë italiani në një hotel në Durrës

Gjendet i pajetë italiani në një hotel në Durrës

Një shtetas italian 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në Durrës.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli në qytetin e Durrës është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit italian, i identifikuar me inicialet G. P., rreth 81 vjeç.

Nga këqyrja e parë e trupit, autoritetet nuk kanë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Të fundit