Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë në banesë 45-vjeçari në Durrës

Gjendet i pajetë në banesë 45-vjeçari në Durrës

Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në lagjen nr.17 në Durrës.

Sipas policisë 45-vjeçari i identifikuar si A.P, është gjetur i pajetë nga familjarët brenda banesës së tij dhe dyshohet se është vetëvarur. 

Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 45-vjeçarin drejt aktit ekstrem sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

"Rreth orës 19:00, në lagjen nr.17 në Durrës, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. P, rreth 45 vjeç',.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit