Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë në breg të detit 26 vjeçari në Durrës, dyshimet e para të policisë

Gjendet i pajetë në breg të detit 26 vjeçari në
Foto ilustruese

Gjendet i pajetë një i ri në breg të detit në Durrës.

Sipas policisë, E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se  ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia paraprakisht.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit