Flash News

E-TJERA

Gjendet pajetë në dhomë, pronari i një hoteli në Fier

Gjendet pajetë në dhomë, pronari i një hoteli në Fier
Foto Ilustruese

Pronari i një hoteli në Fier është gjetur pa shenja jete në dhomë. Sipas informacioneve paraprake të policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.

Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

"Sot rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen “8 Shkurti” Fier, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi H. O., 55 vjeç, pronari i hotelit.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje", njofton policia.

Të fundit