Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë në hotel shtetasi italian, dyshimi i policisë

Gjendet i pajetë në hotel shtetasi italian, dyshimi i policisë

Një shtetas italian është gjetur i pajetë në hotel. Viktima është 71-vjeç dhe ka inicialet A.S. Policia bën me dije se ai qëndronte në një hotel në zonën e Kamzës dhe është gjetur nga punonjësit e shërbimit.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj policia dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit