Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë në makinë një 38-vjeçar, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë në makinë një 38-vjeçar, dyshimet e

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në automjetin e tij. Policia bën me dije se mjeti tip "Volvo" ishte i parkuar në mënyrë të rregullt në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Viktima ka inicialet B. K., ndërsa nga hetimet e kryera deri më tani, policia dyshon se ai është vetëvrarë me armë zjarri si pasojë e depresionit.

“Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip "Volvo", i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material”, thotë policia.

Të fundit