Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë një 34-vjeçar në Fushë Krujë, policia: Kishte plagë në këmbë

Gjendet i pajetë një 34-vjeçar në Fushë Krujë,

Një 34-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Viktima është identifikuar si Indrit Ndoj.

Policia bën me dije se Ndoji është gjetur i pajetë në një rrugë dytësore dhe me një plagë në këmbë, që dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.

"Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.  Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Të fundit