Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë një 40-vjeçar në Korçë

Gjendet i pajetë një 40-vjeçar në Korçë

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në Korçë.

Trupi i pajetë u gjet në dhomën e një hoteli në lagjen 12.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr.12, Korcë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit  nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Të fundit