Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë një person brenda shkollës industriale në Vlorë

Gjendet i pajetë një person brenda shkollës industriale në

Gjendet pa shenja jete një person brenda shkollës industriale në Vlorë.

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

“Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.


Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes”, njofton policia.

Të fundit