Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet nga policia

Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet nga policia

Një person rreth 65 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës.

Policia njofton se trupi i tij u gjet ë banesën e tij, në lagjen nr. 12, të qytetit bregdetar.

Paraprakisht, dyshohet se ky person e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

“Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njofton Policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit. 

Të fundit