Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, dyshimet e para

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, dyshimet e para

Një 79-vjeçari është gjetur i pajetë në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.

Njoftimi i policisë: 


Rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Të fundit