Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë një shqiptar në Greqi

Greq

Gjendet i pajetë një shqiptar në Greqi

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Kostur të Greqisë. 

Raportohet se trupi i pajetë është gjetur nga një banor i fshatit. Ai ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Policisë së Kosturit, e cila nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila ka marrë trupin e 37-vjeçarit dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kosturit, ku është konstatuar vdekja dhe është urdhëruar autopsia.

Të fundit