Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë punonjësi 28-vjeçar në dhomat e një resorti në Divjakë

Gjendet i pajetë punonjësi 28-vjeçar në dhomat e një

Një i ri është gjendur i pajetë në një dhomë resorti në Divjakë.

Sipas policisë, E. T., 28 vjeç, ishte punonjës në këtë resort dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit