Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë shqiptari në Francë

Gjendet i pajetë shqiptari në Francë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës, ku policia ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi nga Kosova.

Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për 37-vjeçarin Sabit Haxhiaj, i cili ishte duke fjetur në një strehë të stacionit të trenit të qytetit.

Haxhiaj kishte pesë vite që jetonte në Strasburg dhe, sipas raportimeve, kishte kaluar natën me një mik, i cili e gjeti trupin e pajetë. Një hetim është hapur për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.

Më 24 janar, Haxhiaj kishte bërë një kërkesë urgjente për strehim në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

 

Të fundit