Flash News

E-TJERA

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Pogradec

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Pogradec

Gjendet i pajetë trupi i një gruaje në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se gruaja, rreth të 70-tave është vetëmbytur.

Trupi është pikasur nga kalimtarët, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.  

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit