Flash News

E-TJERA

Pas 10 orësh vihen nën kontroll vatrat e zjarreve në Dropull dhe Finiq

Pas 10 orësh vihen nën kontroll vatrat e zjarreve në Dropull dhe

Pas dhjetra orësh luftë me flakët të zjarrfikësve, janë arritur të shuhen disa vatra zjarresh në jug të vendit.

Lajmin e dha Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se zjarret në Grapsh të Dropullit dhe ai në fshatin Kardhikaq të Finiqit, janë shuar duke mos rrezikuar më zonën.


Njoftimi i Peleshit:

Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren dhe nga ajri ka përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në bashkinë Dropull dhe në fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.


Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon ende si pasojë e ndryshimit të shpejtesisë së erës.

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar vijojnë mbështetjen e tyre, ndërsa janë shtuar në këtë aksion edhe tre mjete zjarrfikëse të FA. Situata po ndiqet nga afër edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkoi edhe mbështetjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, nga i cili ofruan ndihmën e tyre tre shtete. Pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit.

Të fundit