Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Lezhë, dyshohet se është vrarë me armë

Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Lezhë, dyshohet se

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të premte në Pllanë të Lezhës.

Viktima është identitifikuar si shtetasi me iniciale Gj.T dhe sipas policisë është gjetur i pajetë në breg të lumit Mat rreth orës 17:30.

Bëhet me dije se 65-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët pak orë më parë dhe nga këqyrja paraprake në trup i janë konstatuar shenja dhune dhe një plagë që dyshohet të jetë e shtënë me armë zajrri.

Paraprakisht ka dyshime se 65-vjeçari është vrarë. Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Të fundit