Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur i moshuari në Delvinë

Gjendet i vdekur i moshuari në Delvinë

Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesë në Delvinë. Fillimisht  banorët e pallatit, njoftuan policinë se një person ishte bllokuar brenda në banesë.

Pas marrjes së informacionit u nis në vendngjarje grupi i shërbimit së bashku me automjetin e shpëtimit.

Pas prerjes së zgarēs së hekurit të dritares, u realizua hapja e portës së blinduar dhe u konstatua se pronari i shtëpisë, Ramo Imeri, 75 vjeç, kishte ndërruar jetë.

Policia dhe mjekësia ligjore po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun dhe përcaktuar edhe kohën se kur 75 – vjeçari ka ndërruar jetë.

Të fundit