Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur ish-efektivi i Policisë së Burgjeve në Finiq

Gjendet i vdekur ish-efektivi i Policisë së Burgjeve në Finiq

Një ish efektiv i Policise së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq. Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri ai që ka gjetur trupin e pajetë.

Sipas banorit ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur aj është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit i varur në derën e brendëshme në oborrin e Manastirit. Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja.

Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve. Viktima është ish – efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.

Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Të fundit