Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes, i njohur si “Zoti i d*ogës”

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes, i njohur si
Elvis Demçe

Alessio Lori, i ashtuajtur "Chiappa", u gjet i pajetë pak ditë më parë në "Bed & Breakfast" në rrugën Tripoli.

I shtrirë në dysheme në dhomë, me një plumb në ballë, i qëlluar me një armë të gjetur pikërisht pranë tij. Lori ishte arratisur nga arresti shtëpiak ku u vendos gushtin e kaluar.

Prokurori publik Francesco Cascini hapi një çështje vrasjeje, por sipas të gjitha analizave të thelluara dhe hetimeve fillestare nuk do të kishte asnjë element që të çonte në drejtim tjetër përveç atij të vetëvrasjes.

Lori ishte dënuar në shkallë të parë me 14 vjet burg. Ai akuzohej si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, zhvatje, trafik droge dhe zjarrvënie.

Krahu i djathtë i bosit të mafias shqiptare, Elvis Demce, ishte gjithashtu njeriu që kishte planifikuar të vriste Giuseppe Molisso për t'u hakmarrë Fabrizio Piscitelli Diabolik. Molisso është trafikanti i drogës që do të ishte thirrur të kujdesej për interesat e klanit Senese dhe Michele Senese besohej nga aleatët më të afërt të Demçes dhe Diabolik se ishte ai që kishte dhënë dritën jeshile për vrasjen.

I vetëm, në arrati, i ndjekur jo vetëm nga policia, por ndoshta edhe nga rivalët e tij gati për t'u hakmarrë, Lori duket se ka kryer vetëvrasje.

Të fundit