Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur në banesën e tij 67-vjeçari në Gjirokastër

Gjendet i vdekur në banesën e tij 67-vjeçari në

Sherif Dumi 67 vjeç, u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen Dunavat në Gjirokastër.

Sipas raportimeve për mediat, policia mori njoftimin në orën 17:58 se në lagjen Dunavat, pranë furrës së bukës, një person është i bllokuar brenda në banesë dhe nuk përgjigjej thirrjeve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe ato të repartit zjarrfikës, që bënë të mundur hapjen e derës së banesës.

Viktima Sherif Dumi, u gjet i shtrirë në dysheme, pa shenja jete.

Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa do të jetë autopsia e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 67-vjeçarit.

Të fundit