Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur në kanalin e ujërave të zeza shqiptari në Greqi

Gjendet i vdekur në kanalin e ujërave të zeza shqiptari në

Një 55-vjeçar shqiptar, është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në një rezervuar të ujërave të zeza, në zonën e Dafnes, Heraklion.

Mediat greke shkruajnë se trupi i pajetë i shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit dhe është dërguar në morg. 

55 -vjeçari ishte raportuar i zhdukur mëngjesin e sotëm, duke bërë që autoritetet të kërkonin në atë zonë.

Shkaku i vdekjes së tij po hetohet, ndërsa pritet një ekspertizë mjeko-ligjore të hedhë dritë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike.

Të fundit