Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur në Spanjë Klajdi Mancaku, shoku i Cllevio Serbianos

Gjendet i vdekur në Spanjë Klajdi Mancaku, shoku i Cllevio Serbianos

Klajdi Mancaku është gjetur i vdekur në Spanjë. Raportohet se 26-vjeçari është hedhur nga kati i 10-të i një pallati, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta dhe janë nën hetim.

Mancaku ishte i njohur për përfshirjen e tij në një konflikt të ndodhur një vit më parë në Shqipëri, që nisi pas një debati në rrjetin social TikTok.

Në atë kohë, ai plagosi dy të rinj dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit.

Në incidentin e një viti më parë, Mancaku u përball me Mario Vrionin, pas një debati telefonik mes tyre.

Ata u takuan për t’u sqaruar, por situata u përshkallëzua në dhunë. Vrioni ishte shoqëruar nga kushëriri i tij, Jurgen Vrioni, dhe një mik tjetër, Arbër Haxhiu. Sipas hetimeve, Mancaku qëlloi ndaj tyre, duke i lënë të plagosur. I ndjeri njihet edhe si mik i ngushtë i reperit Cllevio Serbiano.

 

Të fundit