Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur pronari i një agjencie turistike në Vlorë, familjarët: E kanë vrarë

Gjendet i vdekur pronari i një agjencie turistike në Vlorë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në  Vlorë.

Shtetasi Nadir Gjata, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Gjata ishte pronari i agjencie turistike tek porti i Vlorës.

Ai u gjet i vdekur në makinën e tij, por familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe kanë deklaruar se viktima “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”.

Sipas familjarëve, viktimës i është vjedhur një shumë parash.

“Ka goditje pas kokës dhe nuk gjendet çanta që përdorte”– u shprehën familjarët.

Ndërkaq, pritet që policia të bëjë njoftimin e ngjarjes në fjalë, ku do të saktësohen dhe pretendimet e familjarëve.

Të fundit