Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur roja i një gurorje në Tiranë

Gjendet i vdekur roja i një gurorje në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në guroren e fshatit Pashkashesh, në Tiranë, ku roja private e gurores, një shtetas 60-vjeçar me iniciale H. L., është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 27.01.2025, rreth orës 08:25, në guroren e shtetasit B. A. në fshatin Pashkashesh. Dyshimet e para janë se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Paraprakisht, dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale,” tha policia, duke theksuar se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

 

Të fundit