Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur shoferi i një kamioni në doganën e Vorës, policia jep detajet

Gjendet i vdekur shoferi i një kamioni në doganën e Vorës,
Foto ilustruese

Gjendet i vdekur një person brenda një kamioni në Doganën e Vorës në Tiranë.

Sipas të dhënave të para nga policia, një person ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, u gjet pa shenja jete brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Sipas policisë, dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak”, njofton policia paraprakisht.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit