Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur shqiptari në burgun e Bolonjës

Gjendet i vdekur shqiptari në burgun e Bolonjës

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në qelinë e burgut në Bolonja.

Mediat italiane raportojnë se i burgosuri është identifikuar si Lulzim Musta, i njohur me  ndryshe si Luli. Shqiptari përfitoi nga largimi i shokut të qelisë për të kryer vetëvrasjen.

Luli ishte në pritje të gjyqit për tentativë vrasjeje dhe përfundoi në burg më 27 maj pasi goditi me thikë pronarin 66-vjeçar të Hotel Il Gallo në Castel San Pietro, ku shqiptari kishte punuar më parë për një vit.

Kur ndërhynë punonjësit e policisë së burgjeve dhe personeli mjekësor, nuk mbeti asgjë për të bërë.

Të fundit