Flash News

E-TJERA

Gjendet i vrarë me armë zjarri në rrugë një person në Vaun e Dejës

Gjendet i vrarë me armë zjarri në rrugë një person

Gjendet i pajetë në rrugë një person mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, të Vaut të Dejës.

Policia njofton se F. Ll., 65 vjeç dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit