Flash News

E-TJERA

Gjendet i vrarë me armë zjarri në makinë polici 26-vjeçar i FNSH-së ne Lezhë

Gjendet i vrarë me armë zjarri në makinë polici
Viktima Xhulio Prela

Gjendet i vdekur në makinën e tij një punonjës i FNSH-së së Shkodrës në aksin rrugor Milot-Lezhë.

Sipas të dhënave të para nga policia, polici Xhulio Prela me origjinë nga Puka dhe me banim në Tiranë dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush. Dyshohet se Prela është qëlluar nga një automjet tjetër, teksa ishte në lëvizje me makinën e tij, ndërsa kthehej nga Rinasi.

Më pas, makina tip "Volkwagen" ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në anë të rrugës.

Prela ka punuar dy vite ne komisariatin e policisë së Lezhës dhe prej një viti ishte transferuar në FNSH-në e Shkodrës.

Aktualisht, i riu ndiqte studimet në Akademinë e Policisë në vitin e 3-të.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. 

Të fundit