Flash News

E-TJERA

Gjendet i vrarë në një park 17-vjeçari shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në një park 17-vjeçari shqiptar në

Një 17-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë në Baden Powell në Pescara të Italisë.  Mediat italiane shkruajnë se i riu u gjet në një park, ndërsa në trup kishte disa plagë të shkaktuara nga thika

Vrasja duket se ka ndodhur në kulmin e një debati, raportojnë mediat italiane. Të arrestuar janë dy djem, njëri nga të dy është djali i një komandanti policie të stacionit lokal, tjetri djali i një avokati të njohur nga Pescara.

Goditja me thikë ka ardhur nga një debat, por mbetet ende për t’u vlerësuar se cila ka qenë arsyeja, edhe nëse nga hipotezat e para duket se në bazë të përleshjes ka pasur një borxh prej disa qindra eurosh, për çështje droge.

Të fundit