Flash News

E-TJERA

Gjendet kokainë në lokal/ Arrestohen dy pronarë, në kërkim vëllai i tyre; në pranga dhe kamarieri

Gjendet kokainë në lokal/ Arrestohen dy pronarë, në

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. 

Në pranga janë vënë shtetasi E. H., 20 vjeç, si dhe shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) , si dhe është shpallur në kërkim dhe vëllai i këtyre dy të fundit, shtetasi B. H., 30 vjeç

"Gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash" thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit