Flash News

E-TJERA

Gjendet në Fier një grua e zhdukur prej 2 vitesh

Gjendet në Fier një grua e zhdukur prej 2 vitesh

Pas dy vitesh e humbur është gjetur shtetasja Etleva Biçaku. Biçaku u deklarua e zhdukur nga familjarët e saj më 23 janar të vitit 2021, dhe u gjet ditën e sotme në fshatin Libofshë të Fierit,

Biçaku ishte ndarë pas një martese gjashtë vjeçare në momentin që u zhduk. Ajo vuante nga depresioni dhe kishte qëndruar për disa kohë e shtruar në Spitalin e Elbasanit.

Familjarët dyshonin se ajo mund të ishte mbytur në lumin Shkumbin, pranë banesës së tyre. Ata e kërkuan përmes disa emisioneve televizive si dhe duke kërkuar ndihmën e qytetarëve në rrjetet sociale.

Për fat të mirë ajo është gjetur shëndoshë, ndërsa mbetet e paqartë se ku ka qëndruar gjatë këtyre dy viteve.

Të fundit