Flash News

E-TJERA

Gjendet një automjet "Benz" në Lushnje, dyshohet se i përket autorit të atentatit ndaj Edison Begajt

Gjendet një automjet "Benz" në Lushnje, dyshohet se i

Një automjet tip Mercedes Benz është gjetur në Lushnje dhe dyshohet se është përdorur nga autori, që i bëri atentat Edison Begajt. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Kaninë, Vlorë.

Brenda në makinë është gjetur një uniformë policie. Kujtojmë se nga pamjet e atentatit, autori i krimit kishte veshur uniformë blu.

Këto detaje kanë bërë që policia t'i lidhë hetimet e makinës së gjetur me atentatin ndaj Edison Begajt.

Automjeti tip Mercedes Benz është transportuar për në komisariatin e Vlorës. Pista kryesore e hetimit për këtë ngjarje është ndonjë konflikt i mundshëm, pasi kujotjmë që Begaj rezulton të jetë dënuar për trafik droge dhe armësh.

Autori i bëri atentat Begajt pranë shtëpisë së këtij të fundit, ndërsa në makinë ndodhej bashkëshortja dhe fëmijët. Ai e ka qëlluar Begajn në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit