Flash News

E-TJERA

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kryeqytet me peshë 500 kg, Xhaçka: U zhvendos në poligonin e Bizës

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Një bombë e Luftës së Dytë botërore është gjendur në kryeqytet, e cila është demoluar në mënyrë të kontrolluar nga Forcat e Armatosura.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Facebook, e cila shkruan se bomba peshon 500 kg dhe është gjetur në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet.

Postimi i plotë:

Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.

Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

 

Të fundit