Flash News

E-TJERA

Gjendet një objekt i dyshimtë në rrugën "Martin Camaj", policia rrethon zonën

Gjendet një objekt i dyshimtë në rrugën "Martin

Një objekt i dyshimtë është gjetur në hyrjen e një pallati në rrugën "Martin Camaj", pranë shkollës "Nike Dardani" në kryeqytet.

Policia ka bërë menjëherë rrethimin e zonës, ndërsa në vendngjarje mbërritën dhe forcat xheniere verifikim, nëse kishte diçka të rrezikshme.

Policia gjeti një radio e dyshimtë, e cila po verifikohet. Dyshohet sse bëhet fjalë për një radio marrëse si ato që përdoret nga policia private.

"Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s", thuhet në njoftimin e policisë

Gjendet një objekt i dyshimtë në rrugën "Martin
Objekti i gjetur

Të fundit