Flash News

E-TJERA

Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën “Mustafa Matohiti”/ Policia rrethon zonën, pritet ndërhyrja e forcave xheniere

Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën

Një çantë e dyshimtë është konstatuar në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet. Ajo është evidentuar nga punonjësit e policisë, të cilët kanë rrethimin e zonës, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere. Paraprakisht, policia dyshon se është një çantë e braktisur. 

"Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme. Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur", thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia ka sqaruar se çanta ishte bosh dhe se nuk kishte rrezik. 

Të fundit