Flash News

E-TJERA

Gjendet një depo për modifikimin e armëve, policia jep detaje

Gjendet një depo për modifikimin e armëve, policia jep detaje

Një depo që merrej me modifikimin e armëve të zjarrit është gjetur një natë më parë në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez. Në banesën në pronësi të Ervis Bakallit, i përshtatur si punishte, u konstatuan makineri si: torno, freza dhe vegla të tjera pune që shërbenin për prodhimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit, si dhe për prodhimin e silenciatorëve të armëve.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në këtë ambient janë gjetur duke punuar Bakalli dhe Dorian Kalo, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Policia e Tiranës bën me dije se ka sekuestruar 8 pistoleta, 3 automatike, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciatorë, pjesë të ndyshme armësh, një thikë, makineria që shërbente për  prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Të gjitha armët dhe sendet e tjera të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të vërtetuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.  Policia thekson se aksesorët për modifikimin e armëve dhe silenciatorëve vijnë në rrugë ilegale, nga jashtë vendit.

Të fundit