Flash News

E-TJERA

Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit,

Një granatë dore difensive është gjetur sot në mëngjes në një ferrë jo larg bregut të detit në zonën e Urës së Dajlanit.

Është njoftuar policia e cila ka bërë rrethimin e zonës. Sipas burimeve, është një granatë dore difensive e cila ka qenë pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare dhe se mund të jetë aty që nga trazirat e vitit 1997.

Ajo është e paarmatosur, pra në gjendje arke. Forcat xhenierët janë thirrur asgjësimin e saj. Zona ku është konstatuar granata është një zonë e cila frekuentohet nga ata që bëjnë ecje apo vrap ne qëllime sportive.

Të fundit