Flash News

E-TJERA

Gjendet një i moshuar në Fier, policia kërkon ndihmë: Nuk mban mend asgjë

Gjendet një i moshuar në Fier, policia kërkon ndihmë: Nuk

Policia ka gjetur një 80-vjeçar në lagjen “1 Maji” në Fier, i cili  deklaron se nuk mban mend as emrin dhe adresën se ku jeton. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifkuar të moshurarin. 

Njoftimi i policisë:Në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, ndodhet një shtetas që nuk mban mend emrin e tij dhe as adresën e banimit. Ky shtetas është gjetur i vetëm, në lagjen “1 Maji”, Fier, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.

Shtetasi është rreth 80 vjeç, rreth 165 cm dhe mban të veshura, një xhiboks blu dhe pantallona ngjyrë kafe.Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi, mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier ose të telefonojnë në numrat 112 / 0694110223

Të fundit