Flash News

E-TJERA

Gjendet një mjet i djegur në afërsi të Ishmit, dyshohet se iu përket autorëve të atentatit në “Don Bosko”

Gjendet një mjet i djegur në afërsi të Ishmit, dyshohet se
Foto Ilustruese

Është gjetur një mjet tip “BMW” e djegur në afërsi të Ishmit. Mjeti dyshohet të jetë i autorëve të cilët kryhen mbrëmjen e djeshme atentatin në zonën e “Don Boskos”.

Në brendësi të mjetit janë gjetur dhe dy armë të tipit kallashnikov.

Nga të shtënat mbeti e vrarë Mimoza Paja, bankiere e lokalit të Fation Muratit, ndërsa 5 të tjerë u plagosën mes tyre, edhe Shehit Murati, xhaxhai i Muratit.

Murati njihet si një person i skeduar disa herë për vepra të ndryshme kriminale. Emri i tij del edhe s ii dyshuar në masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Më 8 tetor të vitit 2022, Murati u arrestua nga policia pasi u kap dukë udhëtuar me Endrit Doklen, kreu i bandës së Durrësit, edhe ky i skeduar për disa vepra kriminale.

Të fundit