Flash News

E-TJERA

Atentati me një të vrarë dhe 5 të plagosur në ‘Don Bosko’, lokali në pronësi të Fation Muratit, mik i Endrit Dokles

Atentati me një të vrarë dhe 5 të plagosur në

Biulanc i rëndë u shënua dje nga të shëtnat me armë zjarri në një lokal në zonën e “Don Boskos:. Një grua, banakierja e lokalit, mbeti e vrarë aksidentalisht nga breshëria e plumbave, ndërsa 5 të tjerë u plagosën, mes tyre edhe mebsa 10-vjeçare e viktimës.

Mimoza Paja mbeti e vrarë në vende, ndërsa Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës pasi mbetën të plagosur.

Autorët nuk janë identifikuar ende, por raportohet të kenë qenë më shumë se dy.

Lokali është në pronësi të Fation Muratit, një emër shumë i njohur për policinë i skeduar disa herë për vepra të ndryshme kriminale. Murati është përfolur se fshihet pas masakrës së Fuhsë-Krujës, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Në fillim të shkurtit, Fation Murati u arrestua pasi u kap duke udhëtuar me Endrit Doklen, ky i fundit drejtues i bandës së Durrësit, i njohur për armiqësinë me Ervis Martinajn.

Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezitencial në kryeqytet.

 

Të fundit