Flash News

E-TJERA

Gjendet një mjet i shkrumbuar në Tapizë, brenda saj dy armë zjarri

Gjendet një mjet i shkrumbuar në Tapizë, brenda saj dy armë

Një automjet tip "Peugeot" është gjetur plotësisht i djegur mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:30, pranë një impianti për përpunimin e inerteve në zonën e Tapizës.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia gjeti në brendësi të automjetit dy armë zjarri automatike dhe një krehër, duke ngritur dyshime të forta për një ngjarje kriminale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe ndaluar autorët, si dhe për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Të fundit