Flash News

E-TJERA

Gjendet një person i mbytur në Vlorë

Gjendet një person i mbytur në Vlorë

Një person është gjetur i pajetë në det, në afërsi të Kepit të Gjuhëzës, në Vlorë.

Policia bën me dije se Trupi i mbytur është gjetur nga peshkatarët e Vlorës. 

“Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njoftoi policia.

Të fundit