Flash News

E-TJERA

Gjendet një person i mbytur në breg të detit në Durrës

Gjendet një person i mbytur në breg të detit në Durrës

Një person është gjetur i mbytur në breg të detit mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:40,në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Viktima ende nuk është identifikuar, teksa mësohet se i përket gjinisë mashkull. Ende nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.

Të fundit