Flash News

E-TJERA

Gjendet një person i mbytur në Lanabregas, policia: Po punojmë për identifikimin e tij

Gjendet një person i mbytur në Lanabregas, policia: Po punojmë

Një burrë rreth moshës 50-vjeç është mbytur në liqenin e fshatit Lanabregas, Tiranë.

Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e pajetë. Uniformat blu po punojnë për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit