Flash News

E-TJERA

Gjendet një person i pajetë brenda makinës në Durrës

Gjendet një person i pajetë brenda makinës në Durrës

Një person është gjetur i pajetë brenda makinës së tij në Durrës. Policia bën me dije se i ndjeri A. R., 39 vjeç, banues në Krujë ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale si dhe në trup nuk ka pasur shenja dhune. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.

Të fundit