Flash News

E-TJERA

Gjendet një person i pajetë në bregdetin e Durrësit

Gjendet një person i pajetë në bregdetin e Durrësit

Një i moshuar është mbytur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se trupi i pajetë është gjetur në breg të detit në lagjen nr. 1.

Viktimë është një 80 vjeçar me iniciale V. Ll. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. Ll., 80 vjeç”, bën me dije policia.

 

Të fundit