Flash News

E-TJERA

Gjendet një person i pajetë në Elbasan, viktima me plagë në trup

Gjendet një person i pajetë në Elbasan, viktima me plagë
Foto ilustruese

Një person i pajetë është gjetur në rrugë në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan. Nga të dhënat paraprake për ngjarjen, mësohet se viktima ka plagë në trup. Paraprakisht mendohet se është qëlluar nga pas koke me mjet të fortë dhe pasi është vrarë është hedhur në rrugë, pasi nuk ka as këpucë.

Trupi i tij është gjetur në orën 05:00 të mëngjesit. Identifikimi nuk është bërë i mundur ende, pasi shtetasi nuk kishte mjet identifikimi me vete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg, aty ku do të kryhet ekspertizaa për të zbardhur ngjarjen e plotë.

 

Të fundit